авто из германии
Gta android скачать

Ekonometri e zbatuar

Written by admin on . Posted in Libër, Të rejat më të fundit

Ekonometri e zbatuar - cover-04 Autor: Besa Xhaferi, Elvira Fetahu
Recenzentë: Prof. Dr. Mit’hat Mema “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Editor Marketingu: Ilir Bejtja “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Përpunimi Grafik & Kopertina: Ilmi Shahu
Botues: Botuar dhe shtypur në shtypshkronjën “MILENIUM I RI”
ISBN: 978-99928-1740-3-1

Ne vendosëm të shkruajmë një libër bazuar në shijet tona vetjake për ekonometrinë!
Ekonometri e Zbatuar është pikënisja e një punimi të thjeshtë dhe pasqyron një përpjekje bashkëpunuese të autoreve me qëllimin për të ndërtuar tekstin praktik në mungesë të një të tillë të mirëfilltë të zbatuar në fushën e Ekonometrisë. Ndër të tjera, ai jep një kontribut të veçante me anë të udhëzuesve për përdorimin e programeve kompjuterike si SPSS, Microfit dhe Megastat.Libri  paraqet aplikimin e njohurive mbështetur në teorinë bazë në fushën e ekonometrisë dhe çeshtjeve kryesore që kanë të bëjnë me kuptimin, ndërtimin, interpretimin e modeleve ekonometrike dhe zbatimin e rezultateve të tyre.
Teksti është i organizuar në trembëdhjetë krerë për çdo tematikë në format të standartizuar dhe katër shtojca shumë të rëndësishme për lexuesin; Shtojca A mbi Njohuritë nga Statistika dhe Probabiliteti; Shtojca B me Përmbledhjen e Formulave Ekonometrike; Shtojca C me Tabelat e Shpërndarjeve Probabilitare dhe Shtojca D me Përgjigje për Ushtrime të Zgjedhura.
Krerët janë organizuar në gjashtë nënçështje duke filluar me Përmbledhje, ku është përfshirë thelbi teorik i çdo tematike; Konceptet Kyçe; Plotëso Hapësirat, E vërtetë apo e gabuar dhe Pyetje Teorike për t’i dhënë mundësinë studentit të provojë veten për aftësimin teorik me modele të ndryshme pyetjesh dhe mbyllet me Ushtrime, pjesa më e rëndësishme e kreut, ku studentit i jepet mundësia të aftësohet dhe kuptojë më mirë teorinë.
Ekonometri e Zbatuar  mbi temat kryesore të ekonometrisë është dhe një udhëzues i pasur, i bazuar në filozofinë e ofrimit të një teksti të përbërë për aplikimin e njohurive ekonometrike, duke reflektuar nevojat e studentëve në mbeshtetje të librit bazë teorik Hyrje në Ekonometri nga
Dr. Besa Xhaferi.

Librat më të ri

Error: Only up to 6 modules are supported in this layout. If you need more add your own layout.