авто из германии
Gta android скачать

Për Kombin tim

Written by admin on . Posted in Libër, Me tregime, Poezi, Të rejat më të fundit

Poezia ime - cover Autor: Myftar A. Gjonbalaj
Redaktoi dhe punoi në kompjuter: Mirela Gjonbalaj
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
ISBN: 978-9928-1740-2-4

Për lexuesin!
Kam ardhur pranë jush kësaj here me një vëllim të ri poemash e poezish që e titulloj “PËR  KOMBÌN TÌM”
Secili prej nesh e do atdheun dhe kombin e tij në mënyren e vet, por e ndjej të nevojshme t’ju kujtoj një thënie amerikane: Çdo ditë, pyes veten: “Sa kam dhënë unë sot për Amerikën?” Kjo vlen shumë, shumë bile edhe për ne, shqiptarët, që edhe ne, çdo ditë duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: “Sa kam dhënë unë sot për Kombin tim?”  Në të gjithë tematikën e këtij vëllimi, që është e larmishme, vi për ju, duke hedhur dritë se ç’është e mirë e me vlerë për mua, për ty e për të gjithë. Që nga krenaria që duhet të kemi ndaj vendit tonë, pse dhe si e duam ne, shqiptarët, atdheun tonë?: Pse krenohemi me të gjitha bukuritë e vendit tonë, si e shpreh pena e poetit këtë? Shprehja e kësaj bukurie përmes një gjuhe artistikisht të zgjedhur, me një figuracion të fuqishëm, të vijë ëmbël e bukur pranë jush e të na duket që kemi para nesh: Malet, fushat, detet, liqejtë e lumenjtë, fshatrat e qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë,

“Mjeshtër i Madh në Sport dhe në Art” Ramazan Njala (Jeta mes kujtimeve)

Written by admin on . Posted in Libër, Me tregime, Të rejat më të fundit

Ramazan Njala - Cover_frontTitulli i librit: “Mjeshtër i Madh në Sport dhe në Art” Ramazan Njala (Jeta mes kujtimeve)
Redaktor: Bashkim Hoxha
Korrektor Letrar: Vasillaq Papaj, Agim Bajrami, Enton Bido.
Fotografitë nga: Gëzim Domi, Luan Jaupi, Eno Marko, Beniamin Çyçeku, Aleksandër Boshnjaku.
Përpunimi i imazheve: Julian Shyti, Sazan Kërçuku
Konsulent: Ramazan Beja (Xhoda), Roland Koça, Aishe Stari
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
Grumbullimi i materialeve: Motrat Njala, Naim Kërçuku.
Isbn: 978-9928-4207-8-7

Libri u përgatit  me rastin e 90 vjetorit të lindjes dhe 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të Ramazan Njalës.

Ia kushtojmë të gjithë durrsakëve, shokëve e miqve, që kanë ndihmuar për të shkruar këtë libër me kujtime kushtuar babait tonë të dashur Ramazan NJALA. Njëherësh shprehim respektin tonë të madh, të bashkëshortëve dhe fëmijëve tanë për shoqatën “ Durrësi” si dhe për të gjithë institucionet dhe titullarët që i kanë drejtuar ato ndër vite, që vlerësuan punën dhe veprën sportivo – artistike dhe kontributin qytetar të njeriut tonë të dashur e të paharruar Ramazan Njala.
Vendosja e emrit “RAMAZAN NJALA” pallatit të sportit, si dhe një rruge të hershme të qytetit tonë, organizimi i ceremonive përkujtimore për nder të ditëlindjeve si dhe vlerësimi herë pas here me tituj dhe dekorime, të cilat i janë dhënë nga pushteti vendor e ai qendror, na detyrojnë ne familjarëve të tij, që të ndjekim në çdo çast rrugën dhe veprën e babait tonë.
Falenderojmë veçanërisht gazetarin e njohur Bashkim Hoxha, i cili plot përkushtim dhe pasion mori përsipër sistemimin, redaktimin dhe korrektimin e shkrimeve që përmban ky libër, që është rezultat dhe ndihmesë e shokëve dhe miqve të babait tonë Ramazan Njala.

Me respekt nga Familja

Sa herë që afrohet 20 shkurti, të afërmit numërojnë se sa vjeç do të ishte artisti dhe sportisti i mirënjohur Ramazan Njala. Këtë vit, ai do të ishte 90 vjeç. Ai ka vite

Zenel Baliaj Përjetë mirënjohje

Written by admin on . Posted in Botime, Libër, Me tregime

Zenel Baliaj Perjete mirenjohje Këtë libër me kujtime, episode e mbresa ia kushtoj:
Mësuesit e vëllait tim, Rexhepit, i cili më mësoi dhe më tregoi, se si duhet ecur i sigurtë në udhët e jetës… Ai ndikoi, në mënyrën më të mrekullueshme, që ëndrrat e mia, ashtu si të shumë  ish-nxënësve të tij, për kryerjen e studimeve të larta, të mos ngeleshin vetëm dëshira…. Për këtë arsye, gjithçka i takon atij, mirënjohja pa kufi.

Zenel Baliaj 2014

Rexhep Baliaj, gjithnje ne levizje dhe me perkushtim ndaj njerezve
Kur me kerkuan, qe te lexoja doreshkrimin e librit te kolegut publicist, Zenel Baliaj, kushtuar vellait e mesuesit te tij, Rexhepit, natyrshem, mendja me shkoi ne vendlindje, pra ne Malesine e Gjakoves (Tropoje). Ne vitet 1966 – 1973, nga Tirana u riktheva, familjarisht e “vullnetarisht” atje, ku sherbeva ne sektorin e rinise dhe kultures. Siç eshte e kuptueshme, rasti e solli qe te njihja shume mesues dhe intelektual te tjere te krahines sone. Nder ta, me kujtohet fare mire, ishte dhe Rexhep Baliaj. Me trupin e nje atleti, per nga shkathtesia, me fytyre perhere te buzeqeshur e me shprehje dashamiresie ndaj te tjereve. Me kepuce te lehta mbathur, per te qene i gatshem per rruge te gjata, ai vinte shpesh ne qytetin alpin “Bajram Curri”. Pastaj, sapo kryente punet e planifikuara, kethehej nxitimthi per ne detyrat qe e prisnin.

Librat më të ri

Error: Only up to 6 modules are supported in this layout. If you need more add your own layout.