авто из германии
Gta android скачать

Hana vendos të shkruaj

Written by admin on . Posted in Libër, Roman, Të rejat më të fundit

Hana vendos te shkruaj - Cover-Front

Autor: Rifat Muriqi
Redaktor: Adem Gashi
Ballina dhe redaktura teknike: Rifat Muriqi
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
ISBN: 978-9928-4207-4-9

 

Dy orë fluturim me aeroplan qe udhëtimi më i mundimshëm në jetën e tij. Donte ta kujtonte ndonjë ngjarje që ta mashtronte veten, por vetmia e shpirtit ishte aq e madhe sa i dukej sikur aeroplani bënte gjiro nëpër lukthin e tij të zbrazët. Frikohej se çdo çast mund ta zinin të vjellat, sado që s’kishte ngrënë gjë. Asnjë mendim nuk i ngulitej dhe çfarëdo që i kalonte nëpër tru i dukej e zbrazët dhe e ftohtë. Herën e parë që e hetoi atë bosh të thellë u frikua aq shumë sa

Nora e Martini

Written by admin on . Posted in Libër, Roman, Të rejat më të fundit

Nora e Martini - cover-front

Autor: Myftar A. Gjonbalaj
Redaktoi: Anila e Mirela Gjonbalaj
Punoi në kompjuter: Valbona Gjonbalaj
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
ISBN: 978-9928-4207-0-1

I dashur lexues!
Në këtë roman dashurie do të lexoni e do të mendoni:” Sa forcë të pashterrëshme ka dashuria, kjo ndjenjë njerëzore që e shoqëron njeriun sa lind e deri sa vdes!”
Në dashurinë e këtyre dy të rinjëve, është dashuria për jetën, për malet e fushat, për detet, liqenjtë e lumenjtë, dashuria e gjithë nënave që lindin djem e vajza të bukur në shpirt, në mëndje e në trup.
Këto janë shëmbëlltyrë e mijëra djemëve e vajzave të dheut tonë dhe më gjerë, që duan të ngrenë dashurinë e tyre në shpirtin e pastër njerëzor e të bukur, që në folezën e tyre të dashurisë shohin ardhmërinë e vet e një jetë të bukur plot sharm. Të rinjtë e të rejat shqiptare e kudo në botë, tek kjo romancë dashurie gjejnë modelin e virtytin që duhet të kenë të rinjtë sot, në këtë botë të trazuar e me ngjarje të dhimbëshme.
Këta, janë modeli i të riut që dashuron me jetën, me kulturën, me dijen, me profesionin që zgjedhin, të dashuruar me atë që zgjedhin, për jetën e lirë, pa dhunë, pa drogë, pa racizëm, pa prostitucion.

Në kërkim të lumturisë

Written by admin on . Posted in Libër, Roman, Të rejat më të fundit

Ne kermim te lumturise - Front coverAutor: Myftar A. Gjonbalaj
Redaktoi: Anila e Mirela Gjonbalaj
Punoi në kompjuter: Valbona Gjonbalaj
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu

Jam i bindur se ju rrëfeva në shkrimin tim jo gjithçka, por disa nga momentet më tërheqëse të këtyre njerëzve të thjeshtë, të familjes së tyre, me të mirat e vështirësitë që ata dhe shumë të tjerë kalojnë në periudha të ndryshme. Është përpjekja e këtyre njerëzve të lidhur përmes fatit të tyre në rrjedhën e ngjarjeve me qëndrime të palëve të tjera, të personazheve të tjerë që ndikojnë për mirë apo për keq në rrugën e tyre, në kërkim të lumturisë. Me fatin e tyre në kërkim të një jete më të mirë lidhen vende e popuj të lirë të botës që na rrethon. Në atë çka unë rrëfeva për ju, shumëkush mund të gjejë në këtë ngjarje, ndodhi, përpjekje me veten dhe me të tjerët edhe veten e tij.

Librat më të ri

Error: Only up to 6 modules are supported in this layout. If you need more add your own layout.