авто из германии
Gta android скачать

I vini çfarë emri të doni

Written by admin on . Posted in Libër, Poezi, Të rejat më të fundit

I vini cfare emri te doni - Cover-02 Autor: Edlira Gorreja
Redaktor: Edlira Gorreja
Arti grafik: Ermelinda (Agalliu) Kurti

Njëriu që i beson ëndrrës më mësoi që sa herë të triumfojë mbi tokë, ta kem në mendje se përsëri tokë do të bëhem dhe sa herë të më vijë në mendje se një ditë tokë  do të bëhem të mendoj se sot mund të fluturoj qiellit e se vdekje nuk ka e se vdekja është fjalë e gabuar dhe se çdo fund nuk është fund, veçse

Një Rifillim…

Për Kombin tim

Written by admin on . Posted in Libër, Me tregime, Poezi, Të rejat më të fundit

Poezia ime - cover Autor: Myftar A. Gjonbalaj
Redaktoi dhe punoi në kompjuter: Mirela Gjonbalaj
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
ISBN: 978-9928-1740-2-4

Për lexuesin!
Kam ardhur pranë jush kësaj here me një vëllim të ri poemash e poezish që e titulloj “PËR  KOMBÌN TÌM”
Secili prej nesh e do atdheun dhe kombin e tij në mënyren e vet, por e ndjej të nevojshme t’ju kujtoj një thënie amerikane: Çdo ditë, pyes veten: “Sa kam dhënë unë sot për Amerikën?” Kjo vlen shumë, shumë bile edhe për ne, shqiptarët, që edhe ne, çdo ditë duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: “Sa kam dhënë unë sot për Kombin tim?”  Në të gjithë tematikën e këtij vëllimi, që është e larmishme, vi për ju, duke hedhur dritë se ç’është e mirë e me vlerë për mua, për ty e për të gjithë. Që nga krenaria që duhet të kemi ndaj vendit tonë, pse dhe si e duam ne, shqiptarët, atdheun tonë?: Pse krenohemi me të gjitha bukuritë e vendit tonë, si e shpreh pena e poetit këtë? Shprehja e kësaj bukurie përmes një gjuhe artistikisht të zgjedhur, me një figuracion të fuqishëm, të vijë ëmbël e bukur pranë jush e të na duket që kemi para nesh: Malet, fushat, detet, liqejtë e lumenjtë, fshatrat e qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë,

Poezia ime

Written by admin on . Posted in Libër, Poezi, Të rejat më të fundit

Poezia ime - Front cover Autor: Myftar A. Gjonbalaj
Redaktoi: Autori
Punoi në kompjuter: Anila Gjonbalaj
Faqosja dhe kopertina: Ilmi Shahu
ISBN: 978-9928-4207-1-8

I dashur lexues!
Në vëllimin me poezi “Shpirti i nënës”, kam dashur të shpreh me mendimin e fjalën time të letrarizuar artistikisht, gjithë dashurinë për tokën, njerëzit,virtytet që e shoqërojnë njeriun gjatë shekujsh si: dashurinë, në të gjithë dimensionet e saj, bukurinë e trojeve tona, traditat e vendit e kombit tonë, besën, trimërinë, burrërinë, mikpritjen, si dhe zakonet e këqia: gjakmarrjen, vëllavrasjen, tradhëtinë etj. Kam dashur të lartësoj njeriun e mirë të të gjitha kohërave, si: luftëtarët, poetët e viteve të shkuara, që nga lavdia homerike, ajo e rilindjes europiane e deri tek ata që u takojnë ditëve të sotme, të ngarkuara me dëshira e problematika të ndryshme. Jam përpjekur të flas me zërin e zemrës sime, të ngjyej penën në hallet virtytet e njerëzve, në kërkesat e brengat e tyre, të evidentoj vlerat e gjithçkaje që ka të bëjë me të kaluarën e të sotmen e Shqipërisë, Kosovës e Çamërisë.

Librat më të ri

Error: Only up to 6 modules are supported in this layout. If you need more add your own layout.