• Teaser
авто из германии
Gta android скачать

S’iki dot nga kjo vjeshtë

Written by admin on . Posted in Botime, Libër, Poezi, Të rejat më të fundit

kopertina libri Nikolla SPATHARIAutor: Nikolla Spathari
Titulli: S’ iki dot nga kjo vjeshtë
Redaktor: Pandeli Koçi
Korrektore: Herona Spathari
ISBN: 978-9928-174-04-8

Vizioni poetik i këtij poeti është i pandarë nga natyra. Ai e gatuan brumin e qelqtë të motivit me elemente që e rrethojnë, të cilat i lirojnë ndjenjat e kundërta, duke i shkëputur nga gravitacioni i egoizmit të natyrshëm njerëzor. Natyra nuk është vetëm skena ku zhvillohen e këndohen motivet e dashurisë, po dhe elementet figurative me të cilat autori operon si hëna, yjet, deti, lumi, drurët, hijet, era, stuhitë. Ai i shpirtëzon këto dhe në vorbullën e ndjenjave i percepton si një amalgamë…

 

Zenel Baliaj Përjetë mirënjohje

Written by admin on . Posted in Botime, Libër, Me tregime

Zenel Baliaj Perjete mirenjohje Këtë libër me kujtime, episode e mbresa ia kushtoj:
Mësuesit e vëllait tim, Rexhepit, i cili më mësoi dhe më tregoi, se si duhet ecur i sigurtë në udhët e jetës… Ai ndikoi, në mënyrën më të mrekullueshme, që ëndrrat e mia, ashtu si të shumë  ish-nxënësve të tij, për kryerjen e studimeve të larta, të mos ngeleshin vetëm dëshira…. Për këtë arsye, gjithçka i takon atij, mirënjohja pa kufi.

Zenel Baliaj 2014

Rexhep Baliaj, gjithnje ne levizje dhe me perkushtim ndaj njerezve
Kur me kerkuan, qe te lexoja doreshkrimin e librit te kolegut publicist, Zenel Baliaj, kushtuar vellait e mesuesit te tij, Rexhepit, natyrshem, mendja me shkoi ne vendlindje, pra ne Malesine e Gjakoves (Tropoje). Ne vitet 1966 – 1973, nga Tirana u riktheva, familjarisht e “vullnetarisht” atje, ku sherbeva ne sektorin e rinise dhe kultures. Siç eshte e kuptueshme, rasti e solli qe te njihja shume mesues dhe intelektual te tjere te krahines sone. Nder ta, me kujtohet fare mire, ishte dhe Rexhep Baliaj. Me trupin e nje atleti, per nga shkathtesia, me fytyre perhere te buzeqeshur e me shprehje dashamiresie ndaj te tjereve. Me kepuce te lehta mbathur, per te qene i gatshem per rruge te gjata, ai vinte shpesh ne qytetin alpin “Bajram Curri”. Pastaj, sapo kryente punet e planifikuara, kethehej nxitimthi per ne detyrat qe e prisnin.

Librat më të ri

Error: Only up to 6 modules are supported in this layout. If you need more add your own layout.